Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Këshilli Bashkiak do të mblidhet të mërkurën në orën 10:00 për ta miratuar, ndërsa detyrat e tij do t’i kalojnë zëvendëskryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike, por mendohet se Malaj synon të kandidojë për deputet në qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 11 majit.
Pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Matit ka ardhur dhe dorëheqja e Tërmet Peçit kryebashkiakut të Tepelenës, i cili pritet të jetë një kandidaturë për deputet në qarkun Gjirokastër.
Ervin Demo është i treti që tërhiqet pas dy kolegëve të tij.
Deri më tani janë disa kryebashkiakë të përfolur se do të japin dorëheqjen, pasi kryeministri Edi Rama ka kërkuar që ata të kandidojnë për deputet.