Krijohet kundërhelmi universal nga burri që u kafshua 200 herë nga gjarpërinjtë

Krijohet kundërhelmi universal nga burri që u…

Tim Friede, një burrë amerikan që ka kaluar gati 20 vite duke i injektuar vetes helme gjarpri, ka ndihmuar në krijimin e një kundërhelmi të ri premtues. Pas mbi 700 injeksioneve dhe 200 pickimeve nga gjarpërinj vdekjeprurës si mamba dhe kobra, trupi i tij ka zhvilluar antitrupa të fuqishëm që ofrojnë mbrojtje kundër shumë llojeve të helmeve.

Shkencëtarët nga kompania bioteknologjike Centivax, në bashkëpunim me Universitetin Columbia, analizuan gjakun e tij dhe zbuluan dy antitrupa që neutralizojnë dy klasa neurotoksinash. Duke shtuar një përbërës të tretë, ata krijuan një “koktej kundërhelmi” që në testimet laboratorike siguroi mbrojtje të plotë ndaj 13 prej 19 specieve më vdekjeprurëse të gjarpërinjve.

Edhe pse kërkimet janë në faza të hershme dhe nevojitet testim i mëtejshëm, ekspertët e cilësojnë këtë si një arritje premtuese. Për Tim Friede, i cili dikur ra në koma nga dy pickime kobre, ky moment është një triumf: “Jam krenar. Ndihem mirë që po bëj diçka të mirë për njerëzimin”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit