
Kompania ‘Alef Aeronautics’ ka arritur një moment historik në teknologjinë e transportit, duke publikuar pamjet e para të një makine fluturuese në veprim.
Prototipi elektrik, i testuar në Kaliforni, fillimisht u drejtua në rrugë përpara se të ngrihej vertikalisht dhe të fluturonte mbi një makinë tjetër. Ky eksperiment shënon një hap të madh në inxhinierinë automobilistike dhe aeronautike.
Mjeti përdor një sistem të shpërndarë të shtytjes elektrike dhe një shtresë mbrojtëse rrjete për të mbuluar helikat e tij, duke lehtësuar ngritjen dhe fluturimin.
Sipas CEO-së së Alef, Jim Dukhovny, ky test është po aq i rëndësishëm sa fluturimi i parë i Vëllezërve Wright në vitin 1 903, duke treguar potencialin e makinave me ngritje vertikale në zonat urbane.
Prototipi i testuar është një version ultra i lehtë i ‘Model Zero’, ndërsa për tregun Alef do të ofrojë ‘Model A’, një makinë fluturuese dyvendëshe me një autonomi prej 110 miljesh në fluturim dhe 200 miljesh në rrugë.
Model A do të pajiset me autopilot dhe tetë rotorë të pavarur, duke ofruar një fluturim të sigurt dhe të manovrueshëm. Megjithatë, në rrugë mund të arrijë vetëm 25 mph, gjë që e bën të përshtatshme për mjedise urbane dhe jo për autostrada.
Çmimi fillestar i Model A do të jetë rreth 300,000 dollarë, me mundësinë e rezervimit për 150 dollarë. Deri tani, kompania ka marrë 3, 300 porosi për këtë automjet inovativ.
Shiko videon Këtu!