Krijohet një tjetër parti politike në Shqipëri

Krijohet një tjetër parti politike në Shqipëri

Një tjetër parti politike do i shtohet listës së zgjedhjeve në Shqipëri. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, kaq paralajmëruar krijimin e forcës më të re politike, “Next You”. “Po ndërtojmë një alternativë politike të re,modern të qendrës së djathtë. Duam një Shqipëri që krijon mundësi për të gjithë. Bëhu pjesë e rrjetit Next You në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Shehaj. Deputeti nuk ka dhënë më shumë detaje për forcën e tij politike, ndërsa ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e lëvizjes së tij.

Në zgjedhjet e fundit vendore, në Shqipëri morën pjesë 46 parti politike, një pjesë e të cilave nuk u dihet as adresa. Por edhe pse është një numër shumë i madh i partive ekzistuese në një vend kaq të vogël sa Shqipëria, “prurjet” e reja vijojnë të shtohen. Qëllimi i krijimit të tyre nuk dihet se kush është saktësisht, por motoja është e njëjtë për çdo parti të re, të ndryshojnë Shqipërinë. Adriatik Lapaj, është një tjetër personazh i cili kohët e fundit ka krijuar lëvizjen e tij dhe ka zhvilluar disa takime brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në drejtim të tij janë hedhur akuza të ndryshme për burimin e financimit.


Në dhjetor të vitit të kaluar, pasi miratoi raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2021, KQZ vendosur të gjobisë 103 subjekte politike dhe disa kandidatë të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit vendore. 89 parti politike janë gjobitur me masë administrative 60 mijë lekë, ndërsa, 14 parti të tjera janë sanksionuar me masën administrative prej 1 milion lekësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit