Krijuesi i ChatGPT reagon ndaj Elon Musk kur miliarderi ofroi të blejë kompaninë

Krijuesi i ChatGPT reagon ndaj Elon Musk…

Një grup investitorësh të drejtuar nga Elon Musk kanë dorëzuar një ofertë për blerjen e platformës së inteligjencës artificiale ChatGPT, çka u prit me një reagim të mprehtë por të sjellshëm nga drejtuesi.

Dje avokati i Elon Musk, Marc Toberoff, konfirmoi ofertën për blerjen e aseteve të programit të inteligjencës artificiale ChatGPT, që operohet nga OpenAI.

Musk e Sam Altman janë themeluesit fillestarë të OpenAI në 2015 por në 2019, Musk raportohet se u largua nga kompania dhe Altman u bë drejtues ekzekutiv.

Tashmë Altman duket se ka reaguar ndaj ofertës së Musk me një koment ku thjesht shkruante: “Jo falemnderit, por ne mund të blejmë rrjetin tënd X për $9.74 miliardë nëse dëshiron.”

Zhvillimi vjen pas një seri ankesash ligjore të Musk kundër OpenAI, duke akuzuar se ka tradhtuar misionin për të cilin u krijuar në 2015, çka u quajtën të pabaza nga një zëdhënës i OpenAI.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit