Krijuesi i WWE, Vince McMahon akuzohet për trafikim seksual

Krijuesi i WWE, Vince McMahon akuzohet për…

Një ish-punonjëse e World Wrestling Entertainment (WWE) ka akuzuar shefin e kompanisë dhe krijuesin, Vince McMahon për trafikim seksual nëpërmjet joshjes. Janel Grant thotë se ajo është sulmuar seksualisht në WWE, në një çështje të paraqitur në një gjykatë të qarkut të Connecticut të enjten. Zëdhënësi i McMahon tha se çështja është e mbushur me gënjeshtra dhe klienti i tij do të mbrohet fuqishëm përballë akuzave.

Në vitin 2022, ai u tërhoq si drejtues i WWE për shkak të pretendimeve për sjellje të pahijshme dhe ngacmimeve seksuale. Ai u rikthye si drejtues i WWE një vit më vonë, pasi kompania kishte përfunduar një hetim mbi akuzat.

Në çështjen e re ligjore të depozituar në gjykatë Vince McMahon përmendet si i pandehur së bashku me ish-kreun e talenteve të WWE, John Laurinaitis.

Ish-punonjësja e WWE Janel Grant akuzon Vince McMahon dhe John Laurinaitis kanë kryer trafik seksual edhe me burra të tjerë për ta trajtuar si një peng për të kënaqur punonjësit e kompanisë. Ajo thotë se i është bërë presion për një marrëdhënie seksuale me shefin ekzekutiv të WWE në këmbim të premtimeve për punësim, duke pretenduar se ishte në gjendje të keqe ekonomike.

Sipas deklarimeve në çështjen ligjore, Janel Grant ka punuar në WWE midis 2019 dhe 2022. Janel Grant pretendon se Vince McMahon i bëri presion për të dhënë dorëheqjen nga WWE dhe të nënshkruante një marrëveshje për një shumë totale prej 3 milion dollarë pasi gruaja e tij Linda McMahon mësoi për marrëdhënien seksuale në vitin 2022.

Vince McMahon u rikthye në kompani pas përfundimit të hetimeve ku vajza e tij Stephanie McMahon u largua pas rikthimit të të atit në drejtimin e kompanisë vitin e kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit