Krim makabër në SHBA, vëllai vret motrën shtatzëne dhe e copëton me sharrë: Nuk je më e pastër!

Krim makabër në SHBA, vëllai vret motrën…

Një krim i rëndë është regjistruar në Minsesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një 23-vjeçar akuzohet se ka vrarë motrën e tij shtatzëne me pretekstin se ajo nuk “ishte më e pastër”.

Mediat  bëjnë me dije se pas vrasjes, 23-vjecari copëtoi trupin e pajetë të motrës shtatzëne, Bethany Ann Israel 30 vjeçe.

23-vjeçari u arrestua mbrëmë. Krimi brutal doli në dritë të martën e kaluar në Minesota të SHBA-së, kur të afërmit e 30-vjeçares, e cila ishte 18 javëshe shtatzënë, u shqetësuan pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete pasi kishte darkuar me vëllain e saj.

Kur policia shkoi në banesën e 23-vjeçarit zbuloi provat e krimit brutal, gjak gjithandej, trupin e copëtuar të 30-vjeçares, një sharrë dhe një thikë kuzhine të mbuluar me gjak.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit