Krim mjedisor, lumi Gjanica i mbushur gjithë naftë

Krim mjedisor, lumi Gjanica i mbushur gjithë…

Lumi Gjanica ditën e sotme është mbushur plotë me naftë.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm në qëndër të qyteti Fier vjen era naftë nga lumi Gjanicë.

Lumi Gjanicë herë pas here ndotet në masë me mbetje hidrokarbure ku uji merr ngjyrë dhe shtresë naftë në sipërfaqe.

Tek ura në Fier kjo ndotje vihet re shumë pasi rehabilitimi i shtratit të lumit vë në dukje ndotjen.

Mjafton një hulumtim i thjeshtë në “wikipedia”, ku rezulton se lumi i Gjanicës, degë e Semanit, është lumi me ndotje më të rëndë në Shqipëri. Menjëherë pas burimit ai ndotet rëndë me mbeturina me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj nga sipërfaqja naftë nxjerrëse e Marinzë–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Në videon më poshtë mund të shihni pamjen që ka lumi sot (e enjte).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit