Krim në 'birucat' e Kalifornisë! I burgosuri rreh për vdekje dy pedofilë: I bëra nder komunitetit

Krim në ‘birucat’ e Kalifornisë! I burgosuri…

Në Kaliforni ka ndodhur një ngjarje e paprecedent, teksa një i burgosur 41-vjeçar ka kryer një krim duke vrarë dy persona të dënuar në paraburgim. Këta dyu të fundit ishin të dënuar për pedofili. Skandali nuk përfundon këtu, pasi autori i sulmit pasi kreu vrasjen ka deklaruar me krenari veprën e tij në një letër publike. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit të Substancave në Kaliforni në Corcoran. I burgosuri që vrau pedofilët është identifikuar si Jonathan Watson, teksa viktimat janë David Bobb, 48 vjeç dhe Graham De Luis-Conti, 62 vjec. De Luis-Conti ishte dënuar me burgim të përjetshëm për sulme të rënda seksuale ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç, ndërsa Watson po vuante një dënim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë. Në letrën publike, autori i vrasjes i ka rrahur për vdekje pedofilët dhe kjo me shkopin e një të burgosuri tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit