KRIMÈT E KOMUNIZMIT/ Musine Kokalari, fleta e lirimit nga búrgú ku regjimi e cilëson rrobaqepëse

KRIMÈT E KOMUNIZMIT/ Musine Kokalari, fleta e…

Dokumenti i mëposhtëm është fleta e lirimit nga búrgú të një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, Musine Kokalari, e cila vuajti si rrallëkush represionin e regjimit të Enver Hoxhës.

Pas pushkatimit të vëllezërve, ajo arrestohet që në fillime të diktaturës dhe nuk do të mund të gëzonte as edhe një ditë të vetme lirinë. Jeta e saj ishte një dramë e gjatë me fund tmerrues, pasi do të mbyllte sytë përgjithmonë ndërsa ishte nën survejim, e trysnuar dhe e nëpërkëmbur në një kasolle internimi në Rrëshen dhe e sëmurë me kancer.

Regjimi komunist e urreu dhe torturoi deri në frymën e fundit këtë grua intelektuale e qëndrestare të paepur. Ja si shprehet urrejtja ndaj saj edhe në këtë dokument zyrtar të lirimit nga búrgú, ku e cilësojnë thjesht “rrobaqepëse”:

Ministria e Punëve të brendshme

Puntoria e Artizanatit

Nr.301.prot Tiranë më 9.10. 1961

Lënda: Mbi lirimin nga búrgú të Musine Kokalarit

JU njoftojmë se në datën 8 /X/961 u lirua nga búrgu Puntoria Qendrore e Artizanatit M.P.Mbrendshme,me plotësim kohe e quajtura Musine Kokalari, e bija e Reshatit dhedhe e …datëlindje 1918, lindur në Turqi, banuese në Tiranë rruga Qemal Stafa, e pamartuar, ka arsim të lartë,me profesion libra shitëse sot rrobaqepëse, me origjinë të mesme me shtetësi e kombësi shqiptare. Arrestuar me datën 23 janar 1946, dënuar me 20 vjet me vendim nr.5 datë 2/7/1946 të Gjykatës së lartë ushtarake në Tiranëpër kríme kundër shtetit, për arsye se gjatë LuftësN.Ç.L. ka bahskëpunuar me ballin Kombëtar si dhe Mithat Frashërin Ali Këlcyrën etj, ka qenë organizatore e gruas së Ballit kundër lëvizjesN.Ç.L. dhe mbas çlirimit ka qenë pjesëtare e grupit të Shkodrës ku ka bashkëpunuar me Sami Qeribashin për rrëzimin e Pushtetit Popullor.

Për njoftim…”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit