Krimi dhe rreziku për mjedisin: Shqipëria në listën e zezë të BE-së dhe Kanadasë për mjetet lundruese

Krimi dhe rreziku për mjedisin: Shqipëria në…

Shqipëria futen në listën e zezë për anijet me flamurin e saj në portet e BE-së dhe të Kanadas.

Paris MoU, 0rganizata kryesore ndërkombëtare për inspektimin e anijeve të huaja në portet euroatlantike, ka vendosur se mjetet me flamur shqiptar nuk përmbushin standartet evropiane të sigurisë kundër krimit, sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Futja në këtë listë do të thotë se këtyre mjeteve lundruese ose do tju ndalohet hyrja në portet e BE-së dhe Kanadasë, ose do t’i nënshtrohen inspektimeve të veçanta që të lejohen, pasi konsiderohen të rrezikshme për sigurinë e këtyre vendeve.

Në këtë listë përveç Shqipërisë janë edhe 13 vende të tjera, kryesisht të pazhvilluara dhe me probleme të kriminalitetit:Belize, Cambodia, Comoros, Cook Islands, Democratic Republic of Congo, Moldova, Palau, Saint Kitts and Nevis, Sierra Leone, Tanzania, Togo, Vanuatu and Ukraine dhe Mongolia.

Futja e Shqipërisë në listën e zezë është bërë publike nga raporti i Frontex, misionit të BE-së për ruajtjen e kufijve. Në raport shkruhet se 95 përqind e anijeve tregtare me flamur të një prej 13 vendeve të futura në listën e zezë janë flamuj leverdisshmërie— domethënë një biznesmen i regjistron anijet tregtare nën flamurin e një vendi ku ligjet ndërkombëtare janë më pak strikte.

Kjo ndodh zakonisht në vende ku regjistri i anijeve menaxhohet nga firma private të cilat i regjistrojnë anijet e huaja me shumë lehtësi dhe pa pengesa. Madje ndodh që këto kompani private të regjistrojnë edhe anije që më parë janë përdorur për trafikim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit