Krimi horror/ I ati mbyt vajzën e tij 17-vjeçare dhe ecën rrugëve me kokën e saj të prerë, nuk pranonte lidhjen (FOTO)

Krimi horror/ I ati mbyt vajzën e…

Ky është momenti rrëqethës kur një baba u filmua duke ecur plotësisht i qetë rrugëve, duke mbajtur në dorë kokën e prerë të vajzës së tij adoleshente – të cilën e mbyti me duart e veta.

Sarvesh Kumar u pa duke ecur këmbëzbathur nëpër fshatin Pandetara në Uttar Pradesh të veri të Indisë.

Ai ka pranuar se i ka prerë kokën vajzës së tij Neelam, 17-vjeçe, pasi mohonte lidhjen e saj me një djalë.

Ai ishte nisur për në stacionin e policisë dhe në dorë mbante kokën e të bijës. . Kumar ka pranuar në stacionin policor që i preu kokën të bijës, sepse nuk ishte i kënaqur me lidhjen e saj.

“Po, e kam bërë. Nuk është askush tjetër. E mbylla në dhomë dhe e bëra – trupi i saj ka mbetur në dhomë”, ka shtuar ai para policëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit