Krimi makabër, 44-vjeçari dontë të vriste vajzën se rrinte në telefon. Gjyshja ndërhyri për të mbrojtur mbesën

Krimi makabër, 44-vjeçari dontë të vriste vajzën…

Krimi makabër në Pogradec merr përmasa akoma më të mëdha.

Olsi Çekiçi vrau me thikë nënën e tij, Firdes Çekiçi, dhe më pas i preu kokën.

Një nga familjarët ka deklaruar për mediat, se 44-vjeçari fillimisht ka dashur të vrasë vajzën e tij.

Arsyeja ishte se sipas tij, ajo kalonte shumë kohë në telefon.

Sipas familjarëve, në këtë moment ka ndërhyrë gjyshja që mbrojti vajzën.

“Gjyshja hyri të mbronte mbesën. Çekiçi donte të vriste vajzën për shkak se rrinte në telefon. Për 44-vjeçarin ka pasur denoncime nga nënën, por ajo më pas i ka tërhequr ato. Kush është mjek që vendosi për lirimin e tij”, shprehen familjarët për mediet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit