Krimi makabër në Itali: pamjet nga humnera ku 23-vjeçari filipinez hodhi trupin e Ilara Sulës

Krimi makabër në Itali: pamjet nga humnera…

Këto janë pamjet nga humnera ku 23-vjeçari Mark Samson hodhi valixhen me trupin e pajetë të shqiptares Ilaria Sula në Romë.

Ka qenë vetë i riu që ka drejtuar policinë drejt zonës pyjore të Capranica Prenestina, një komunë në lindje të Romës, ku kishte fshehur trupin. Skena e zbuluar nga hetuesit ishte tronditëse: një valixhe e hedhur buzë rrugës provinciale që lidh Capranica Prenestina me fshatin Guadagnolo, ku u gjet trupi i pajetë i të resë.

Policia mjeko-ligjore ka qëndruar për orë të tëra në vendin e ngjarjes, duke kryer hetime për të zbardhur rrethanat e këtij krimi makabër. Ndërkohë, komuniteti është tronditur nga ky akt i rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të kuptuar motivet që çuan në këtë tragjedi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit