Krimi makabër në Kuçovë, zbardhet dëshmia e autorit: Më kishte 60 mijë lekë borxh

Krimi makabër në Kuçovë, zbardhet dëshmia e…

Me gjakftohtësi dhe paramendim, Fetah Marra vrau dhe më pas e hodhi në kanal trupin e Fatime Suli. 64-vjeçarja dyshohet se ka pasur një raport intim me vrasësin. Shkak i ngjarjes është bërë një borxh i viktimës prej 60 mijë lekësh përpara dy vitesh.

Ajo kishte refuzuar t’ja shlyente borxhin 58-vjeçarin madje sipas tij kishte treguar agresivitet. Në këtë moment Fetah Marra thotë se e ka mbytur me krah gruan e më pas e ka hedhur kufomën e saj.

 “I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve. Pas krimit, ai është kapur më vonë kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit