Krimi në familje, burri vret me thikë gruan për xhelozi

Krimi në familje, burri vret me thikë…

Një 60 vjeçare është gjetur e vrarë me thikë mesditën e kësaj të enjte. Mësohet se ngjarja ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.


Sipas mediave italiane, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga partnerin e saj, po nga Shqipëria.
Nga të dhënat paraprake, dyshohte se gjithçka ka ndodhur për çështje xhelozie.

Teksa sherri mes çiftit kishte nisur, gruaja kishte marrë në telefon djalin e saj, i cili lajmëroi Policinë, pasi e ëma po bërtiste. Por efektivët nuk ia dolën që të shpëtonin.

Bashkëshorti i gruas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe duhet që të tregojë se përse ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë që deri më tani asnjë nuk është identifikuar me emër. Gjithë çfarë dihet është se gruaja punonte në një dyqan peshkur, ndërsa burri ishte pa punë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit