Krimi në familje, nipi vrau xhaxhanë pasi ai e akuzonte pse nuk i shpëtoi të birin në Greqi

Krimi në familje, nipi vrau xhaxhanë pasi…

Ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme tronditi qytetin  e Vlorës, ku nipi vrau xhaxhanë dhe më pas veten.

Humbja e djalit të Jorgji Koretës në Greqi 10 vjet më parë është një ndër shkaqet që dyshohet se ka shërbyer si motiv për tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Mekat të Vlorës.

Nipi që vrau xhaxhin me çifte kishte punuar në Greqi me djalin e Jorgji Koretës që humbi jetën në punë.

Ai ka qenë pranë kushëririt në momentin kur ra nga skela dhe burime thonë se shpesh akuzohej nga familja e xhaxhait të tij se përse nuk e shmangu dot vdekjen e të birit.

Pas tragjedisë së kushëririt Genci Koreta u kthye në fshat ku jetoi pa krijuar familje, deri mbrëmjen e së hënës kur vrau xhaxhain duke vjelë ullinj e më pas vrau veten.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit