Krimi në familjen në Tiranë, Vehap Cami vrau vëllanë e tij Lulëzim

Krimi në familjen në Tiranë, Vehap Cami…

Pak minuta më parë, në zonën e Freskut në rrugën ‘Xhon Belushi’, në Tiranë u regjistrua një krim makabër brenda një familje. Vëllai vrau të vëllanë dhe më pas veten. Ende nuk dihet arsyeja e këtij krimi që la pas dy viktima.

Vehap Cami 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur vëllain e tij Lulëzim Cami 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten. Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit