Krimi në familjen shqiptare/ Policia dëgjoi sherrin, por nuk ngjiti as shkallët

Krimi në familjen shqiptare/ Policia dëgjoi sherrin,…

Dëshmitë e reja të fqinjëve kanë nxjerrë në dritë detaje në lidhje me krimin e rëndë në një familje shqiptare në Greqi ku burri vrau me thikë gruan.

Fqinja e tyre ka treguar se ankesa e 31-vjeçares për dhunë nga i shoqi u injorua nga policia, duke treguar se prej  dy vitesh ata kishin pasur shumë tensione.

“Praktikisht pati shumë zënka mes tyre. Në përgjithësi ka pasur tension në shtëpi për dy vitet e fundit. Dëgjoja shumë zhurmë dhe për shkak se e dëgjova duke kërkuar ndihmë thirra për Veprim të Menjëhershëm. Më thanë nga qendra e thirrjeve se makina patrulluese do të mbërrinte për 25 minuta. Sidoqoftë, për shkak se intensiteti i debatit mes çiftit ishte i madh, iu tregova nga telefoni se çfarë po ndodhte në shtëpinë ngjitur që ata ta dëgjonin përmes telefonatës” , tha Sylvia Mourouti.

Brenda pak minutave, policia mbërriti në vendngjarje, por u largua pa ndërhyrë.

“Policia hapi dritaren dhe u largua. Dola në ballkon dhe prita që ata të më telefononin për të hapur derën. Në fillim mendova se ata do të bënin një lëvizje në zonë. U larguan pa u ngjitur në shtëpi” , theksoi ajo.

Zëvendës Shefi i Policisë së Atikës, Nikos Rigas, deklaroi se hetimi përkatës do të provojë nëse punonjësit e policisë i kryen detyrat e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit