Krimi në Kosovë, i ngjashëm me atë të pilotit grek, vrasja e bashkëshorteve dhe tentativat për të fshehur krimin si grabitje

Krimi në Kosovë, i ngjashëm me atë…


Opinioni publik është tronditur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë, ku u vra Liridona Murseli. Vrasjen e ka porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli, duke inskenuar një situatë të ngjashme ndodhur edhe më parë. Ai tentoi të fshehë gjurmët duke thënë se Liridona u vra nga një grabitës, i cili i ndaloi në rrugë kur po udhëtonin bashkë me fëmijët. E vërteta u zbulua kur autori i vrasjes, Granit Plava, tha se ishte paguar 30 mijë euro nga bashkëshorti i viktimës për të kryer ekzekutimin.


Kjo ngjarje në Kosovë sjell në rikujtesë një krim të ngjashëm në Greqi, atë të pilotit Charalambos Anagnostopoulos. Piloti grek vrau bashkëshorten e tij me origjinë britanike Caroline Krauts, në 11 maj të vitit 2021. Si fillim Babis tha se ishin disa shqiptarë që iu futën në shtëpi për të grabitur dhe i kishin vrarë bashkëshorten, por më pas e vërteta nuk vonoi të dilte në shesh. Ai tregoi me imtësi për veprimet të cilat iu desh të ndërmerrte për të mbuluar krimin.


Kur u gjet në vështirësi dhe përballë provave që e përfshinin në krim, ai pranoi se ishte autori i ngjarjes. Piloti 32-vjeçar tha se gruaja e tij kishte vendosur të merrte fëmijën dhe ta linte. Babis rrëfeu se natën që ndodhi krimi humbi kontrollin pasi Caroline vuri fëmijën në krevat dhe i tha që të largohej, duke i kërkuar divorcin. Ai përshkroi çdo gjë në detaje, se si i mbylli gojën dhe i vuri jastëkun sipër derisa i mori frymën dhe e la të pajetë. Për të përforcuar idenë e një grabitjeje, Babis shkoi tek qeni dhe e mbyti me duart e tij.

Në të dyja ngjarjet, arsyeja është e njëjta; përfitimi i fondit nga garancia që viktimat kishin në emrin e tyre. Piloti grek u dënua me burgim të përjetshëm teksa një vendim i tillë pritet të merret edhe për Naim Murseli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit