Krimi që tronditi Greqinë/ Kush do ta mbajë vajzën e vogël të Caroline?

Krimi që tronditi Greqinë/ Kush do ta…

Ditën e sotme një gjykatë greke, do të japë vendimin për kujdestarinë e të voglës Lidia, nëna e së cilës, Caroline, u vra mizorisht nga babai i saj Babis.

Sipas mediave greke, familja e 20-vjeçares kërkon kujdestarinë e plotë të fëmijës.

Ata kërkojnë që mbesa të jetojë me ta në Alonissos, pasi është i vetmi kujtim që kanë nga 20-vjeçarja.

Avokati i familjes së Carolane, Ath Harmanis, ka pretenduar se Alonissos është një qytet perfekt për t’u rritur e vogla Lidia. Kjo pasi sipas tij, gjyshërit do i dhuronin të gjithë dashurinë e nevojshme.

Ndërkohë, nga ana tjetër, familja e pilotit, kërkojnë kujdestari të përbashkët të fëmijës. Pra, ata i kanë kërkuar autoriteteve që e vogla, nga prilli deri në muajin tetor të qëndrojë me ta, e pjesën tjetër, me gjyshërit nga ana e mamasë.

Sipas mediave, vendimi i sotëm për ndarjen e kujdestarisë është i përkohshëm, pasi palët kanë të drejtën të ankimojnë vendimin brenda 30 ditëve që botohet në fletoren zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit