Krimi sfidon hapur Policinë, të shtëna me armë edhe në Belsh

Krimi sfidon hapur Policinë, të shtëna me…

Ngjarjet kriminale nuk kanë të ndalur këtë të mërkurë në Shqipëri. Pas Tiranës, aty ku tre gra mbetën të vrara dhe tre të tjera u plagosën, të shtënat e armës janë dëgjuar në Belsh.

Mësohet se një person ka qëlluar me armë ndaj dy personave të tjerë pas një konflikti banal. Ngjarja ka ndodhur në një terminal autobusësh të linjave ndërkombëare. Konflikti dyshohet se ka nisur për pasagjerët që do të udhëtonin me ta.

Nga të shtënat e armës ka mbetur i plagosur një shofer, i cili fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit