Krimi “sheshit”| RENEA zbarkon në të gjithë Shqipërinë, kontrolle të befasishme

Krimi “sheshit”| RENEA zbarkon në të gjithë…

Atentate, tritol e vrasje e plagosje ka qenë panorama e ditëve të para në këtë fillim viti në Shqipëri. Krimi i organizuar nuk u tremb as nga paralajmërimet me tona të forta të Ramës e madje as me emërimin e Gledis Nanos në krye të strukturave policore të shtetit.

Përballë kësaj situate alarmante për jetën e qytetarëve, forcat e repartit RENEA kanë nisur të zbarkojnë në çdo qytet të vendit. Fillimisht furgonët me efektivët e armatosur rëndë dhe me maska janë parë në Elbasan. Një ditë më pare Gledis Nano mblodhi drejtorët e qarqeve,ku iu dha urdhër për kontrolle në terren.

Pamje nga aksioni në Elbasan

Në Elbasan dhe në disa qytete të tjera, RENEA së bashku me forca të policisë së drejtorive vendore po ushtrojnë kontrolle, kryesisht në lokale. Në këto vende dyshohet se mund të ketë persona me armë pa leje, apo rrezikshmëri të lartë. Gjatë orëve në vijim priten kontrolle të rrepta të territorit dhe kapjen e personave në kërkim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit