Kriminale! Mbi tarracën e Sanatoriumit, antena e 'Vodafone-Albania', Alfred Cako: Ja pse po vdesin kaq shumë pacientë aty nga COVID-19

Kriminale! Mbi tarracën e Sanatoriumit, antena e…

Publicisti dhe konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, ka hedhur hije të forta dyshimi sot mbi situatën e koronavirusit.

Cako ka postuar dy foto nga një antenë sipas tij “5G”, që është vendosur pranë spitalit të Sanatoriumit.

Sipas Cakos, nëse hiqen këto antena, asnjë i sëmurë nuk vdes me gripin artificial.

Gjithashtu, Cako pretendon se, kjo antenë është e kompanisë “Vodafone-Albania”, që po orvatet të instalojë teknologjinë “5G” në Shqipëri.

Ai shprehet se, “5G” shkatërron boshtet induktive të qelizve, prej frekuencës shumë mikroskopike, që futet në qelizat e lëkurës.

Cako shton se, së shpejti do ketë edhe fotot e dy antenave të tjera të “Vodafone” në Sanatorium, ose siç emërtohet “COVID 2”.

Por, a janë vërtetë të “Vodafone-Albania” këto antena? A mban përgjegjësi shteti për këtë ndodhi?

A ka një studim nëse janë të vërteta këto pretendime apo jo?

Ja postimi i plotë i publicistit dhe studiuesit Alfred Cako në Facebook:

“Senatorium- 5G; nje nga 3 antenat 5G te vendosura tek Sanatoriumi Tirane;

nese hiqen keto antena prane spitaleve dhe trajtohen te semuret me hydroxilchloroquine + azitromicine + zing + Vitamine C, asnje i semure me gripin artificial nuk vdes,

edhe me semundje shoqeruese, edhe i moshuar;
ju kam thene larg spitaleve dhe qyteteve ne rast semundje;

5G shkaterron tre boshtet induktive te qelizave per shkak te frekuences shume mikroskopike te lekundjes qe arrin te hyje ne qelizat e lekures dhe krijon nje fushe tjeter induktive qe e semur qelizen;

kur thoja qe nuk ka spital infektiv ne bote i pa mbuluar me 5G nje pjese shkencetaresh me kundershtonin.

Do tju sjell me vine edhe nje foto te nje antene 5G qe eshte nje nder 3 te parat e vendosur nga Vodafon ne Tirane.

Se shpejti kini fotot e 2 antenave te tjera ne Sanatorium.

Para se te shkoni ketu ngrini koken lart dhe po i pate keto antena zhdukuni sa me shpejt qe aty, megjithe te semuret.
Doni me?!”




/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit