Kriminelët sulmojnë policinë, vrasin 3 efektivë dhe rrëmbejnë shokun

Kriminelët sulmojnë policinë, vrasin 3 efektivë dhe…

Një sulm me armë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte ndaj policisë franceze, ku raportohet se të paktën dy efektivë kanë humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Normandisë Yves në veri të Francës, kur një grup i armatosur sulmuan furgonin e policisë që po transportonte një të burgosur. Nga përplasja me armë zjarri, dy punonjës të policisë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, ka thënë Ministri francez i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti.

Sipas Agjencisë  Franceze të Lajmeve, edhe njëri prej policëve të plagosur ka ndërruar jetë më pas duke e çuar numrin e viktimave në tre. Në përplasjen me armë njëri prej kriminelëve ka mbetur gjithashtu i plagsur .

Sulmi i agresorëve ka konsistuar në arratisjen e të burgosurit që po transportohej me furgon nga Rouen në Evreux. I burgosuri i quajtur Mohamed A, që njihej dhe me nofkën “The Fly” ishte i arrestuar për vjedhje dhe tentativë vrasje.

Kriminelët dhe i arratisur tani janë në kërkim dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, shkruan JOQ Albania.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit