Krimineli u iku nga duart! Prokuroria thërret gazetarin Gjençaj dhe efektivët që e shtrinë barkas

Krimineli u iku nga duart! Prokuroria thërret…

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për incidentin e ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku gjatë një aksioni të policisë, për kapjen e trafikantëve të kokainës, dhe arratisjes së një të dyshuari, efektivët ndaluan dhe shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj.

Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari Ergys Gjençaj, të cilit po i merren deklarimet në lidhje me ngjarjen.

Pas tij, prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe SHÇBA, edhe pse derimë tani për asnjërin prej tyre nuk është marrë masë disiplinore.

Policia ndërkohë dha dhe njoftimin zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar dje në zonën e Xhamllikut, ku pati dhe arratisje të një prej të dyshuarve, i cili u arrit të vihej në pranga më vonë nga policia. Personat e arrestuar janë Altin Gega 28 vjeç, Erjon Prengaj 32 vjeç, Gentjan Kore 47 vjeç dhe Taulant Çoku 34 vjeç nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë që policia ka arrestuar dhe drejtuesin e mjetit tip benz, Gazmir Cani,  26 vjeç, ndaj të cilit nuk është ngritur akuzë për trafik të lëndëve narkotike, por vetëm për kundërshtim të punonjësve të Policië.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit