Kris arma gjatë natës, çfarë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës

Kris arma gjatë natës, çfarë ndodhi në…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orë 01:45 minuta, ku një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar panik.

Autori nuk është identifikuar ende nga policia, ndërsa nuk dihet nëse ka patur një përplasje mes grupeve.

“Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit