Kris arma në mes të lokalit! I riu nga Vlora plagos vajzën 25-vjeçare

Kris arma në mes të lokalit! I…

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në qytetin e Vlorës, konkretisht në një lokal në afërsi të poliklinikës së këtij qyteti. Mësohet se një i ri ka qëlluar me armë zjarri në mes të lokalit, teksa ka plagosur një vajzë, rreth 25-vjeç. Veç kësaj, bëhet e ditur se i riu ka hedhur dhe një granatë në lokalin ku ndodhi plagosja. Bëhet me dije se i riu ka qenë në lokal i vetëm dhe duke pirë kafe, teksa menjëherë pas mbërritjes së vajzës ka nisur dhe konflikti dhe ka shkrepur armën. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet të zbardhet dinamika e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit