Kris arma në qendër të Athinës/ Grabiti makinën, 35-vjeçari shqiptar qëllohet nga polici

Kris arma në qendër të Athinës/ Grabiti…

Një shtetas me origjinë shqiptare i cili kishte grabitur një makinë, është përplasur fizikisht me policinë greke në qendër të Athinës. Shtetasi i kishte grabitur makinën Peugeot 308 të bardhë një nëne që me nxitim për të shoqëruar fëmijën në shkollë kishte lënë motorin ndezur dhe çelësat në motor.

Bëhet me dije se pas grabitjes, policia ishte vënë në kërkim të autorit, por pasi e kanë gjetur, grabitësi nga Shqipëria ka reaguar dhunshëm. Grabitësi i makinës ka përdorur forcën me një nga efektivët dhe më pas ka hipur në makinë dhe ka tentuar ta përplasë.

Pas këtij momenti, polici ka përdorur armën dhe ka qëlluar dy herë, ku njëri nga plumbat ka lënduar shqiptarin në këmbë. Sa i përket autorit të vjedhjes së makinës që shkaktoi kaos në Athinë, 35-vjeçari shqiptar ishte i dënuar për vjedhje dhe drogë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit