‘Kris’ arma në një kishë në SHBA, vritet pastori dhe plagosen 2 persona të tjerë

‘Kris’ arma në një kishë në SHBA,…

Një sulm me armë në një Kishë ka ndodhur ditën sotme në Teksas, SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se nga sulmi ka mbetur i vrarë pastori i Kishës dhe janë plagosur 2 persona të tjerë.

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm në Kishën Metodiste Starrville, e cila është 100 milje larg qytetit të Dallas. Autori i sulmit është arrestuar nga policia dhe tani ndiodhet në paraburgim.

Dy personat e tjerë që janë plagosur po trajtohen në spital, ndërkohë që gjendja e tyre ende nuk dihet. Ndërsa agresori gjatë arrestimit nga policia është plagosur në dorë./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit