Kris arma në Vlorë, raportohet për një viktimë

Kris arma në Vlorë, raportohet për një…

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në fshatin Babicë të Vlorës mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ka ndërruar jetë një person, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje pas marrjes së informatave se në fshat janë shënuar të shtëna.

Uniformat blu kanë gjetur të vdekur një 25-vjeçar në automjetin e tij. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me një vetëvrasje.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit