Kris arma në Vlorë, të shtëna në mes të ditës

Kris arma në Vlorë, të shtëna në…

Vlora nuk gjen asnjëherë qetësi.

Pasditën e sotme, janë shënuar të shtëna me armë zjarri.

Një person, i cili nga sa mësohet ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, ka qëlluar me pistoletë në ajër pranë një karburanti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.

Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një shkrepje në mënyrë të pavullnetshme të armës.

Nuk raportohen persona të lënduar.

Gjithsesi, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar për në komisariat të dyshuarin me iniciale Xh.S.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit