Kris arma pas sherrit tek resorti i sapo hapur në Mullet, i dyshuari largohet me foristradë

Kris arma pas sherrit tek resorti i…

Një sherr që ka degjeneruar në shkrepje arme ka ndodhur ditën e sotme në Mullet.

Bëhet me dije se sherri ka ndodhur në parkingun e kompleksit të hapur para disa ditës, Equos.

Nuk bëhet me dije se ka viktima, por pas sherrit, mësohet se është qëlluar në ajër.

Nuk janë të qarta ende motivet e sherrit, por mësohet se gjithçka ka ndodhur tek parkimi i resortit.

Policia në njoftimin e saj thotë se një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, dhe më pas është larguar me një mjet tip foristradë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip “Foristradë”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit