Kris arma tek Folia në Jalë, dy grupet e “të fortëve” trondisin Jugun

Kris arma tek Folia në Jalë, dy…

Nisja e sezonit turistik dhe klabeve në jug të vendit vijon të shoqërohet me përplajse të armëve të zjarrit. Mësohet se mbrëmjen e së shtunës jashtë ambienteve të lokalit “Folia Marine” ka pasur përplasje me armë mes dy grupeve.

Sipas dëshmitarëve që raportojnë për Fax News mësohet se është identifikuar një i ri me iniciale S.D, i cili është qëlluar me armë teksa ishte në shoqërinë edhe të personave të tjerë.

Fillimisht përplasja ka nisur brenda ambjenteve të lokalit të natës e më pas ka degraduar jashtë dyerve të tij.

Pikërisht për këtë përplasje nuk ka një njoftim nga ana e Policisë së Shtetit, e cila tregohet herë pas here e kursyer në informacion sa herë që në jug të vendit “djemtë e këqinj” nisin të qëllojnë me armë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit