Krishtlindjet rrezikohen nga lufta Izrael-Palestinë

Krishtlindjet rrezikohen nga lufta Izrael-Palestinë

Konflikti i nisur mes Izraelit dhe Palestinës rrezikon që këtë vit të mos ketë Krishtlindje të qeta.

Zyrtarja e BE ka ngritur alarmin, se në Europë mund të ketë sulme terroriste, teksa shton sulmet në Rripin e Gazës po nxisin dhunë.

Ne kemi parë ngjarje të ndryshme kohët e fundit. Me e reja ishte në Paris ku patëm një viktimë”, deklaroi Ylva Jahonsson gjatë një takimi të zhvilluar me ministrat e brendshëm të BE-së.

Johansson theksoi se Bashkimi Europian do të vendosë në dispozicion rreth 30 milionë euro shtesë për sigurinë.

Po ashtu, ka qenë edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser që ka bërë një paralajmërim të tillë dhe thirrje për kujdes të shutar, pasi kërcënimet po kthehen në një rrezik të lartë për sigurinë.

Javën e kaluar dy djem u arrestuan në pjesë të ndryshme në Gjermani me dyshimin se po planifikonin një sulm në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Leverkusen.

Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane në shtetin lindor të Turingisë, Stephan Kramer, ka paralajmëruar për “potencialin e konsiderueshëm për rrezik” të paraqitur nga simpatizantët e Hamasit, jo vetëm për tregjet e Krishtlindjeve, por për ngjarjet kryesore sportive si Olimpiada e Parisit dhe Euro, Kampionatet e futbollit 2024 vitin e ardhshëm.

Shumë vende evropiane kanë parë një rritje të krimeve të urrejtjes që kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan komunitetet izraelite, duke lënë rreth 1200 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të mbajtur peng në Gaza.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit