Krisja mes Bashës dhe Flamur Nokës, kreu i PD e shkarkon nga Komisioni i Sigurisë dhe paralajmëron përjashtimin e tij

Krisja mes Bashës dhe Flamur Nokës, kreu…

Kreu i PD Lulzim Basha ka shkarkuar Flamur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Përmes një njoftimi për media, PD ka bërë me dije se Flamur Noka nuk do të jetë më pjesë e Komisionit të Sigurisë dhe po ashtu është njoftuar dhe largimi i tij nga grupi parlamentar i PD.

Kjo lëvizje e Bashës vjen pas një video që ka qarkulluar në rrjet, ku shihet një krisje mes Bashës dhe Nokës.

PD thotë se shkarkimi i itj lidhet me “shndërrimin e mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike”.

Duket se dhe Noka ka kaluar në krahun e Berishës e kjo ka shtyrë Bashën që ta shkarkojë.

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit