Krismat prishën qetësinë dhe turizmin në Pogradec! Pushuesit marrin arratinë: Na terrorizuan, s'kemi siguri, të shtënat zgjatën...

Krismat prishën qetësinë dhe turizmin në Pogradec!…

Ngjarja e rëndë që tronditi Pogradecin gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, të ngjante me një akt terrorist që kishte për qëllim frikësimin ose goditjen e turistëve.

Edhe pse mund të ketë qenë si objektiv konkurrenca ndaj pronarit të hotel “Drilonit”, apo probleme të tjera personale të tij, hapja e zjarrit me breshëri kallashnikovi, goditi indirekt turistët dhe qetësinë në Pogradec.

Sapo ka zbardhur dita, turistët janë kanë marrë valixhet dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Jashtë kamerave ata shpreheshin se të shtënat me armë zjarri zgjatën për disa minuta.

Turistët, thanë me tej se, nuk mund të vazhdojnë pushimet në këtë vend, për sa kohë ndihen të rrezikuar për jetën e tyre.

“Jemi të terrorizuar. Të shtënat me armë zjarri vijuan për disa minuta”,- u shprehën ata.

Por pak pasi kjo ngjarje u bë publike në media, edhe në hotele të tjera në zonën e Tushemishtit dhe në qytetin e Pogradecit, turistët kanë vijuar të ikin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.

Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu.

Muçollari për këtë ngjarje e ka vënë gishtin mbi dy persona, Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi.

Ky është atentati i dytë brenda 1 jave që ndodh në këtë hotel.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit