Krismat zgjojnë qytetin e qetë të Pogradecit, në drejtim të hotelit në Tushemisht qëllohet me breshëri

Krismat zgjojnë qytetin e qetë të Pogradecit,…

Pogradeci dhe zonat e tij përreth, konsiderohen si një vend i qetë dhe i përshtatshëm për të zhvilluar turizëm.

Por sot në orët e para të mëngjesit, breshëri armësh kanë trembur pushuesit e ardhur që po flinin në një hotel në Tushemisht.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është qëlluar me armë drejt disa mjeteve që kanë qenë të parkuara pranë hotelit.

Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga ngjarja.

Mbetet mister se cili ka qenë objektivi i të shtënave me armë, apo autorët kanë pasur si qëllim, vetëm frikësimin e pronarëve të mjeteve.

Apo mbase të shtënat kanë pasur për qëllim të trembin biznesmenin që ka në pronësi hotelin.

Ngjarja ka ndodhur tek “Hotel Voloreka” dhe nuk dihet ende nëse mjetet që janë shpuar nga plumbat, janë të pushuesve apo pronarit.

Mësohet se nga breshëritë e armëve, kanë mbetur 8 makina të dëmtuara.

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e një hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me ármë zjárri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Pòlicisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit