Kristjan Prenga peshon sa dy tituj, në 13 ndeshje korri fitore me 13 nokaute

Kristjan Prenga peshon sa dy tituj, në…

Një kampion që meriton të duartrokitet si kampion/ Kristjan Prenga ka arritur të fitojë dy tituj mjaft të rendësishëm në disiplinën e boksit. Boksieri shqiptar i peshave të rënda ka mposhtur kundërshtarin amerikan Samuel Crossed në ndeshjen e zhvilluar në SHBA.

Një fitore që vlen shumë për Prengën i cili arriti të marrë titujt WBA dhe NBA, në kategorinë e tij. Boksieri 32-vjeçari ishte i pamëshirshëm ndaj amerikanit duke e mposhtur me nokaut në raundin e tretë.

Kjo fitore merr edhe më shumë vlerë pasi ishte fitorja e 13 për Prengën në boksin profesionist dhe të 13-ta janë me nokaut. Këto rezultate i japin më shumë peshë emrit të boksierit mirëditor, i cili nuk lë pa valvitur flamurin kuq e zi pas çdo triumfi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit