Kristjani thotë se është mjek, ‘shpërthen’ Arjani: Doktor Adhamudhi je?

Kristjani thotë se është mjek, ‘shpërthen’ Arjani:…

Pjesa e sotme e Përputhen transmetoi takimin mes Kristjanit dhe Ledjanës. Por pas pjesës së dytë opinionistit Arjan Konomi, nuk i pëlqeu një prej komenteve që Kristjani bëri në takim me Ledjanën kur i tha se: Unë të shëroj, jam doktor.

Arjan Konomi i tha se nuk mund ta quajë veten doktor, kur nuk ka bërë asnjë shkollë, dhe nuk ka asnjë diplomë.

“Ore ti Kristjan çfarë doktori je, je doktor apo Guru, kush je ti doktor Adhamudhi, se e kam dëgjuar që e përmend aq shumë, por ti ke bërë një shkollë, a çfarë ke bërë, se ka njerëz që mbarojnë shkollën e bëjnë master, e specializime e doktoraturë e nuk gjejnë një punë, na vjen ti na hiqesh si doktor,” tha Arjan Konomi.

“Unë jam doktor dhe mund të pyesësh të gjithë njerëzit që janë vizituar tek unë, mund të flasësh për rezultatet me të gjithë njerëzit, por ti s’po ke argumenta në këtë që më akzuon,” tha Kristjani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit