Kristo: 'Mjekët kërcënuan jetët tona! QSUT-ja, vatra më e madhe e infeksionit!'

Kristo: ‘Mjekët kërcënuan jetët tona! QSUT-ja, vatra…

Aktivisti dhe pedagogu i njohur, Erion Kristo, ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Oda” në “Fax News”, Kristo, bëri një deklaratë të fortë.

Ai deklaroi se, mjekët kërcënuan jetët e njerëzve, pasi i izoluan në shtëpi si të ishin në gjakmarrje.

Aktivisti theksoi se, QSUT-ja është vatra më e madhe e infeksionit, pasi mjekët nuk i respektuan rregullat që thanë vetë.

Duke shtuar se, “shteti i ka sëmurur njerëzit”.

Ja deklarata e plotw e Prof. Erion Kristos nw ‘Fax News’:

“Një kohë e mërzitshme. Njerëzit u mbyllën brenda sikur ishin në gjákmarrje por nuk dinin arsyen. Dèshtim i madh fakti i mbylljes pa arsye, dhe teprimi i dhùnës pòlicore deri në kufijtë e të parasyeshmes.

Kemi të paktë dy muaj që jemi kaladibrance mbi njëri tjetrin, dhe do ishte bërë hata e madhe. Nuk mund të jetojmë në krahët e dhímbjes vetëm se dikush mendon se ka të drejtë kur s’ka të drejtë fare.

Ta them shkoqur, nqs ka një OBSH që nuk e ka idenë se ca thotë nga mgjesi deri në darke, ka dhe ca mjekë të cilët lexojnë atë qe OBSH thotë, atëherë jemi në díktaturën e plotë të mjekëve.

Mjekët kanë ushtruar një lloj terrorizmi, le të shajnë figurën time sa të duan. Këto komunikimet e mjekëve në Shqipëri, janë njësoj si ato të ISIS-it. Përdorin fjalët e shkencës sikur janë vetë shkenca. Inteligjenca nuk u pa askund në këtë periudhë, për 1500 vetë që sèmurën nuk mund të rrinë mbyllur 1 milion e gjysëm.

Unë nuk e di nëse mjekët na shpëtuan jetën, po e them hapur dhe nuk e di në e ka thënë njeri tjetër këtë publikisht, mjekët kèrcënuan jetët e njerezve. Doni t’ua them pse?

QSUT është vatra më e madhe e ínfeksionit, atëherë shteti ka sèmurur njerëzit, mjekët sëmurèn njerëzit, sepse njerëzit nuk zbatuan vetë rregullat që thonë vetë. Kush është përgjegjës për QSUT?

Kush është përgjegjës që një individ shkoi të kurohej për zemren, dhe u infektua apo vdiq nga Covidi? Kush janë këta njerëz që thonë përgatituni për më të keqen? Përgatituni ju, ju jeni shteti, pse të përgatitem unë? Je ti ai që duhet të përgatitesh”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit