Kritik ndaj 'Rilindjes'?/ Denoncimi: Edi Rama i jep 'copën' Ditmir Bushatit, kompania e tij merr administrimin e 'Arena Center'

Kritik ndaj ‘Rilindjes’?/ Denoncimi: Edi Rama i…

Kohët e fundit ish-ministri i Jashtëm i “Rilindjes”, Ditmir Bushati, ka spikatur si “disident” ose si “rebel” brenda PS-së, duke bërë deklarata kundër qeverisë aktuale.

Deklaratat e tij në disa raste kanë qenë aq të bujshme, sa që në radhët e PS-së është diskutuar “nën zë” edhe mundësia e një përjashtimi të tij nga partia.

Kjo nëse kryetari Rama do ta shikonte të udhës.

Por, askush nuk e ka kuptuar qëllimin e retorikës “kundërshtuese” të Ditit…

Ish-ministri Bushati, që nuk ka se si të dalë nga radhët e partisë që i përket prej dekadash bashkë me familjen, nuk ka pasur në fakt për qëllim kritikat ndaj kryetarit.

Ai thjesht po priste që të kapte “copën” e tij nga “Rilindja”, pasi nuk e kënaqte vetë paga e deputetit.

Këtë me sa duket e ka kuptuar mirë kryeministri Rama, që më shumë se sa njeri debatesh dhe përplasjes është kthyer në një “mjeshtër pazaresh”.

Kështu, Rama vetëm me një lëvizje, e ka mbyllur zërin e kundërshtarit Ditmir Bushati, duke i lëshuar si “kockë” mjediset e qendrës tregtare që i është mbivendosur Stadiumit Kombëtar “Air Albania” ose e njohur si “Arena Kombëtare”.

Pikërisht “Arena Center”(qendrës tregtare), me të gjitha ambientet e zyrave dhe dyqaneve, i ka marrë në administrim kompani që indirekt zotërorehet nga ish-ministri Bushati.

Ambientet e “Arena Center” deri tani ishin nën administrimin e kompanisë “Alb-Star”, por kjo e fundit është spostuar dhe në skenë ka dalë kompania e Ditit në Sul Bushatit.

Pra nuk do të jetë “Alb-Star-i” që do ta menaxhojë stadiumin, por një kompani tjetër, “IR sh.p.k.”.

“Gazetaatdheu.com” ka mësuar se, administrator i “IR sh.p.k” mësohet se është djali i xhaxhait të ish-ministrit Ditmir Bushatit, Fisnik Bushati.

Fotografia e Fisnik Bushati

Ky i fundit mban detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të “Arena Center”, por është edhe administrator me detyrë i kompanisë  “IR shpk” që po sposton “Alb-Star”.

Sipas të dhënave që ka siguaruar “Gazetaatdheu.com”, kompania “IR sh.p.k” do të shesë këto hapësira brenda “Arena Center”:

*1417 metra katrorë dyqane, supermarkete

*893 metra katrorë, bar dhe restorante

*dy hapësira (E1;E2) nga 295-300 metra katrorë dyqane sporti dhe kafe

*dy hapësira (L-L1-L2) nga 367-481 metra katrorë dyqane dhe kafe

*246 metra katror dyqan

*513 metra katror dyqane markash

*8,000 metra katrorë zyra

*24 kate hotel me 150 dhoma, SPA, sallë konferencash, palestër.

Këtë gjë e konfirmon edhe një mesazh denoncues nga një punonjës i kompanisë  “Alb-Star” që menaxhonte “Arena Center”, por që ka kërkuar të mbetet në kushte anonimati.

Ja mesazhi punonjësit të “Alb-Star”:

“Arena Center, si zgjedhja më e mirë për të përfituar nga reklamimi pa para prej Kryeministrit është një nga tre kompanitë e zotëruesve të Alb-Star.

Pra nuk do të jetë Alb-Star-i që do ta menaxhojë stadiumin, por një kompani tjetër, e cila drejtohet nga IR edhe administrator i IR shpk (Djali Axhes Ditmir Bushatit) Fisnik Bushati , gjithashtu kompani e zotëruesve të Alb-Star.

I

IR shpk do  shesë  këto hapësira :

1417 metra katrorë dyqane, supermarkete

893 metra katrorë, bar dhe restorante

dy hapësira (E1;E2) nga 295-300 metra katrorë dyqane sporti dhe kafe

dy hapësira (L-L1-L2) nga 367-481 metra katrorë dyqane dhe kafe

246 metra katror dyqan

513 metra katror dyqane markash

8,000 metra katrorë zyra

24 kate hotel me 150 dhoma, SPA, sallë konferencash, palestër.

 ju lutem anonim.”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit