
Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar. Zyrtarja e lartë britanike vuajti pasojat e një deklarate kundër protestave që u mbajtën në Angli pro Palestinës.
Braverman i quajti marshime urrejtjeje, daljen në rrugët e Londrës për të protestuar të mijëra qytetarëve pro Palestines. Shkarkimi i saj ishte i paralajmëruar. Pak ditë më parë, një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, i tha gazetarëve se Braverman kishte shkelur Kodin ministror, i cili është i qartë se çdo ndërhyrje ministrore në media ka nevojë për miratim.
Mirëpo largimi i Braverman nuk do të jetë i vetmi, pasi pritet që kryeministri Rishi Sunak të bëjë një ristrukturim të kabinetit qeveritar.
Kujtojmë që Sekretarja e Brendshme Braverman pati një qasje kritike edhe ndaj emigrantëve shqiptarë ne Angli, teksa i quajti ata kriminelë.
Kjo deklaratë e Braverman nuk u prit aspak mirë nga shqiptarët që jetojnë në Agli por edhe atyre që janë në atdhe.
Braverman shihet si një liderja e re e mundshme e Partisë Konservatore në pushtet. Ajo ka mbajtur vazhdimisht pozicione të ekstremit të djathtë për çështje të tilla si multikulturalizmi emigracioni.