Kritiku i Putin në gjendje të rëndë, dyshohet se i është hedhur hèlm në çaj

Kritiku i Putin në gjendje të rëndë,…

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është shtruar në spital dhe ndodhet në terapi intensive, pasi dyshohet se është hèlmuar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e tij Kira Yarmysh nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruante se Navalny, i cili është mbështetës i fortë i fushatës antikorrupsion, u ndje keq gjatë një fluturimi dhe avioni u detyrua të bënte ulje urgjente në Omsk. Yarmysh shtoi se dyshojnë që ai është hèlmuar nga diçka që i është hedhur në filxhanin e çajit.

“Këtë mëngjes, Navalny po kthehej në Moskë nga Tomsku. Gjatë fluturimit, u ndje keq. Avioni u ul urgjentisht në Omsk. Mendojmë se Alexei është hèlmuar me diçka që i është hedhur në çaj. Vetëm atë gjë ka pirë në mëngjes. Mjekët thanë se hèlmi është përthithur më shpejt për shkak të çajit të nxehtë”, shkroi në Twitter zëdhënësja Kira Yarmish.

Yarmysh, bëri me dijese Navalny ka përfunduar në terapi intensive.

44-vjeçari, i cili është i njohur për fushatat e tij antikorrupsion kundër zyrtarëve të vjetër dhe kritikës së hapur të Presidentit Vladimir Putin, ka pësuar sulme fizike edhe në të kaluarën./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit