Krizë e thellë ekonomike, bien blerjet dhe ndërtimi i banesave

Krizë e thellë ekonomike, bien blerjet dhe…

Ekonomia në vendin tone po kalon një krizë të thellë në të gjitha sektoret.

Shitja dhe blerja e banesave sa vjen dhe ulet dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me një factor kryesor, rritja e çmimeve.

Ndërtuesit e pallateve shprehen jo optimist përsa i përket ndërtimit të banesave pasi sipas tyre nuk ka fuqi blerëse.

“Ka pasur një zbehje të kontratave të porosive. Kjo është reflektuar më shumë te kompanitë e ndërtimit apo tek komplekset që janë drejt përfundimit apo në fazën e dytë të ndërtimit, për disa arsye. E para klientët e kanë shume të vështirë që të financohen nga bankat e nivelit të dytë për të prenotuar një apartament në ndërtim. E dyta është që çmimet kanë vijuar të rriten dhe një tjetër arsye është se njerëzit tani po kërkojnë diçka më cilësore. Nuk i turren objektit të parë që shohin, por kërkojnë një standard të ri jetese.”-tha Erion Alimema.

Gjatë gjashtëmujorit të parë, Banka e Shqipërisë u shpreh se çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 28.4%, ndërsa rritja e normave të interesit për kredive nuk po e prekin ende sektorin. 

Gjysma e pronave blihet nëpërmjet kredive bankare, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet remitancave, investimeve të huaja dhe kursimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit