Kriza ekonomike, bizneset në pritje që inflacioni të arrijë në 12.7%

Kriza ekonomike, bizneset në pritje që inflacioni…

Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në eonominë e vendit tone.

Shqipëria po përballet me ngadalësim të ekonomisë dhe me normën më të lartë të inflacionit që prej vitit 1998 në 8.3% në tetor.

Bizneset dhe agjentët financiarë presin që inflacioni pas një viti të arrijë në 12.7%. 

Shqetësuese paraqitet gjendja ekonomike në familjet shqiptare, dhe kjo vihet re në të gjithë produktet ushqimore që ata blejnë.

Megjithëse aktiviteti ekonomik pritet të zgjerohet në pjesën e mbetur të vitit, parashikimet nuk janë aq optimiste nënvizon banka qendrore, pasi pritet që ritmet e rritjes të ngadalësohen duke marrë në konsideratë edhe rreziqet e shtuara që mund të vijnë nga një përshkallëzim e krizës energjetike në Europë.

Ushqimet rezultuan 14.6% më të larta se tetorin e shkuar, ndërsa transporti u shtrenjtua me 16.9% më shumë.

Brenda grupit të artikujve ushqimorë rritja ishte më e lartë për produktet e vajrave e yndyrnave me 27.4%, produkteve të bulmetit me një rritje prej 24.3% si dhe bukës e drithërave me 17.1% më të larta se krahasuar me tetorin e vitit 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit