Kriza energjetike, 137 raste vjedhjeje energjie në 10 ditë, 39 të arrestuar dhe 26 në kërkim

Kriza energjetike, 137 raste vjedhjeje energjie në…

Kriza energjetike i ka dhënë shenjat e para. Pas shpalljes së krizës energjetike dy javë më parë nga kryeministri Rama, policia doli menjëherë në terren. Gjatë aksionit 10 ditor në të gjithë vendin janë konstatuar 137 raste ku është ndërhyrë në matëset elektrikë ose ishte kryer lidhje e jashtëligjshme e energjisë.

Gjithsej policia ka arrestuar 39 persona. Ata akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, që sipas Kodit Penal, dënimi i kësaj vepre penale shkon deri në 3 vite burg.

Po me të njëjtën akuzë, në kërkim janë shpallur edhe 26 persona të tjerë dhe 72 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Numri më i lartë i rasteve të konstatuara nga policia dhe OSHEE është në qarkun e Shkodrës. Pasohet nga Tirana, Lezha Fieri, Durrësi e Elbasani, e më pak në qarqet e tjera.

Kryesisht shkelësit të ligjit janë familjet në nevojë dhe biznesi i vogël, si markete e dyqane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit