Kriza energjetike, qeveria franceze merr masa, 100 euro për miliona banorë

Kriza energjetike, qeveria franceze merr masa, 100…

Qeveria e Francës ka nisur të lëshojë ndihmat e para për qytetarët, pas paralajmërimit për krizë energjetike.

Qeveria njoftoi se do të japë 100 euro ekstra për çdo shtetas, të ardhurat mujore të të cilëve janë 2 mijë euro ose më pak.

“Konsiderojmë se kjo rritje e çmimeve dhe ky inflaicon do të jetë i përkohshëm. Nuk mund t’ua them se deri kur do të zgjasë, por do të jetë i përkohshëm. Është e pashmangshme dhe po ndodh, prandaj nuk mund ta pengojmë këtë rimëkëmbje”, u shpreh kryeministri francez, Jean Castex.

Çeku i parë do të shkojë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do ta marrin atë në fillim të 2022. Megjithatë, për qytetarët, 100 euro nuk është ndonjë ndihmë e madhe.

“Mendoj se është e padobishme dhe jo mjaftueshëm. Është për të ardhur turp, pasi ata duhet të gjejnë një zgjidhje reale dhe jo të japin lëmoshë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit