Rama parashikon kulmin e krizës energjetike: Pas kësaj periudhe, çmimet nuk do kthehen si më parë

Rama parashikon kulmin e krizës energjetike: Pas…

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat.

Në këtë konferencë, kreu një i qeverisë ka folur për krizën e paralajmëruar të energjisë elektrike.

Gjatë fjalimit të tij, Rama u shpreh se plani  masave për të përballuar këtë krizë do të publikohet ditën e nesërme, teksa sipas parashikimeve të bëra, kulmi i krizës energjitike do të jetë në mesin e vitit të ardhshëm.

Veç kësaj, kryeministri u shpreh se çmimi i produkteve dhe shërbimeve nuk do të ketë ulje edhe pas kalimit të krizës.

Kryeministri Edi Rama

Natyrisht që kemi përllogaritur të gjitha por siç thashë nesër do publikojmë për qytetarët planin e posaçëm. Nuk mundet veçse ti referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave të qeverive të ndryshme. Është një situatë e ngjashme me pandeminë, në kuptimin që të gjithë janë të prekur. Natyrisht që vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme por të gjithë janë përfshirë në një arsyetim sesi duhet ta përballim këtë situatë.

Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me pikun e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Mendojnë se edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do kthehen siç ishin para kizës. Por kjo mbetet për tu parë, neve na mbetet të mbrojmë konsumatorët tanë, duke mbështetur në fillim ata që kanë më shumë nevojë.

Rendi i prioriteteve është nga më i dobëti tek më i forti. E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes tonë i takon vitit 2018 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty madje çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston dhe nga ana tjetër diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut për rreth 200 mijë qytetarë paguhet sot e gjithë ditën nga shteti.
Pra pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 milion dollarë çdo vit si kompensim për atë rritje që ndodhi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit