Kriza energjitike| Kurti fillon të kursejë: Mbrëmë u ngoha me batanije në shtëpi

Kriza energjitike| Kurti fillon të kursejë: Mbrëmë…

Në Kosovë ka nisur të ndihet një krizë energjitike, e paralamëruar muaj më parë edhe për Shqipërinë, si pasojë e luhatjes së çmimit në treget ndërkombëtare. E në këtë pikë, kryeministri Albin Kurti është i pari i cili ka nisur të bëjë llogaritë me faturën energjitike për banesën private.

Kreu i qeverisë së Kosovës u pyet nga gazetarët se cila ishte metoda të cilën po përdorte për t’u ngrohur, në këto ditë që disa qytetet nuk kanë ndezur as dritat e festave të fundvitit. Kurti nuk vonoi dhe përgjigjia e tij ishte se batanija ka nisur ta mbajë ngrohtë në këtë dimër që sapo ka nisur.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit